Gjendja e Maradonas është shqetësuese pas fitores së Argjentinës

22:58 | 26 Qershor 2018
Arbresh Info

Më poshtë mund të shikoni momentin tronditës kur Diego Maradona është dashur të ndihmohej pasi nuk ishte në gjendje të ecte pas fitores së Argjentinës kundër Nigerisë.

Pas festimit si një i “çmendur” në golin e epërsisë që në minutën 14′ nga superylli Lionel Messi, 57-vjeçari ka pranuar asistencë për të vazhduar qëndrimin në këmbë, transmeton portali arbresh.info.

Shqetësimet rreth gjendjes së tij kanë filluar të rriten për ish yllin e Barcelonës dhe Napolit që vlerësohet si njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Legjenda e futbollit kishte festuar duke kërcyer me tifozët para ndeshjes.

Por, menjëherë pas përfundimit të takimit, Maradona ishte afër rrëzimit derisa po largohej./arbresh.info/

Shikoni këtë moment më poshtë:

https://twitter.com/emilioelmago/status/1011707395649818624

Të ngjashme