Autoritetet në Britani kanë lëshuar një deklaratë duke konfirmuar se dy jastëk të ulëseve janë gjetur në një bregdet francez dhe ato besohet se janë të aeroplanit të zhdukur të Emiliano Salas.
Sala së bashku me pilotin David Ibbotson ishin në bord të aeroplanit, i cili u zhduk më 21 janar derisa ata ishin duke fluturuar mbi Kanalet e Ishujve, transmeton portali arbresh.info.
Që nga atëherë, një kërkim intesiv është kryer dhe tani një përditësim tragjik ka ardhur nga autoritetet e lartpërmendura:
“Në mëngjesin e së hënës së 28 janarit, ne jemi njoftuar nga autoritetet hetuese të Francës që një pjesë e jastëkëve të ulëseve janë gjetur afër bregdetit Surtainville në gadishullin Cotentin”
“Jastëku i dytë është gjetur në të njëjtën zonë një ditë më vonë. Nga ekzaminimet preliminare, ne kemi rënë në përfundim që ka gjasa që jastëkët të jenë nga avioni i zhdukur”
Një hetim nën ujor pritet të kryhet tani, ndërkohë që një kërkim privat që është financuar pas 300 mijë eurove të mbledhura nga fushata GoFundMe pas një lutje publike nga motra e Salas për autoritet të vazhdojnë kërkimet për vëllain e tij./arbresh.info/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...