Google ADS

“Gjeje kush është kthyer” koreografi speciale nga “Tifozët Kuq e Zi”

21:56 | 12 Tetor 2023
KRG

Atmosferë elektrizuese në shkallët e “Air Albania”-s, 22 mijë shqiptarë të pranishëm në mbështetje të Kombëtares, në duelin ndaj Çekisë. Një koreografi speciale u shpalos nga “Tifozat Kuq e Zi” në sektorin pas porte në momentin e startit të sfidës.

Mesazhi ishte i qartë, objektivi i vetëm është… Euro 2024, ku kuqezinjtë janë më pranë se kurrë. Në një koregrafi unike shfaqet “Hajduti” Lupin, një personazh i famshëm që njihet për vjedhjet e sendeve me vlerë. “Shikoni kush është kthyer”, shkruhet aty, ndërsa në foto është dikush me plis, me kupë në dorë./PANORAMASPORT.AL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme