Klaus Gjasula ishte njeriu vendimtar në sfidën ndaj Kroacisë.
Ani pse shënoj autogol, lojtari i kombëtares shqiptare arriti të përmirësojë vetën e tij dhe në castet e fundit barazoi rezultatin në 2-2, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes ai tha se vetëm 15-20 minuta kombëtarja nuk ishte në nivel dhe se goli i realizuar ishte ëndërr e bërë realitet.
“Paraqitja ishte e mirë. 15 deri në 20 minuta në pjesën e dytë nuk e kishim nivelin e pjesës së parë. Në fund arritëm rezultat të mirë. 2:2 është në rregull. Me pak fat kemi mundur ta shënojmë golin e tretë. Në përgjithësi luftë e madhe dhe paraqitje e mirë për ekipin. Në futboll asgjë nuk është e pamundur. Me një paraqitje si kjo mund të ndodhë çdo gjë ndaj Spanjës. Goli ishte ëndërr e bërë realitet”, tha Gjasula.
Ndeshjen e radhës Shqipëria e luan ndaj Spanjës./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...