Gjashtë shtete mund ta bojkotojnë hapjen solemne të Kampionatit Botëror

18:29 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Gjashtë shtete janë duke planifikuar që ta bojkotojnë hapjen solemne të Kampionatit Botëror që mbahet në Moskë të Rusisë.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por ftesat tashmë kanë shkuar dhe shtet mund ta bëjë zyrtare këtë, shkruan The Sun.

Shtete si Polonia, Islanda, Danimarka, Suedia, Australia dhe Japonia, janë të prira që ta bojkotojnë hapjen solemne.

Kjo pasi që Theresa May bëri të ditur se Princi William dhe pjesë e ministrave të qeverisë nuk do të marrin pjesë në këtë ngjatje.

Kjo pasi që në Salisbury, një ish spiun rus, u helmua së bashku me vajzën e tij nga rusët.

I pari ishte presidenti polak, Andrzej Duda, ishte i pari që mbështeti kërkesën e May.

Ishte paraparë që Boris Johnson dhe Princi William, të ishin prezent në hapjen solemne. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme