Përkundër luftërave të forta dhe paraqitjeve të mira Akil Gjakova ka mbetur pa medalje olimpike në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.
Ai u mposht në ndeshjen e repasazhit për medaljen e bronztë nga japonezi Soichi Hashimoto pas një ‘Wazzari’ në fillim të ndeshjes, shkruan Arbresh.info.
Pejani deri në fund luftoi për t’u rikthyer mirëpo nuk ia arriti.
Pas meçit ai tha se tani do të kthehet dhe të vazhdoj punën edhe për katër vite tjera, teksa nuk mohoi se pati luftëra të mira.
“Nuk u shpërbleva për punën që kam bërë, por tash duhet të kthehem në shtëpi dhe ta vazhdoj punën. Shorti ka qenë i vështirë, gjatë rrugës kam pasur kampionë, por arrita të bëj luftëra të mira. Mbetet që të punoj edhe katër vite”, ka thënë Gjakova në një prononcim për RTK.
Gjakova nisi furishëm garat duke fituar dy ndeshjet e para me ‘Ippon’, kurse në cerekfinale mposhti italianin Manuel Lombardon i cili morri tri ‘shido’ apo vërejtje.
Garën e parë Akili e humbi ndaj azerit, Hidayat Heydarov i cili në fund u shpall kampion olimpik.
Teksa në repasazh ëndrrën për medalje olimpike ia ndërpreu japonezi Soichi Hashimoto i cili është numri dy në botë në këtë kategori./Arbresh.info
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë