Gjakova mbetet pa medalje mposhtet në repesazh

18:07 | 19 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Xhudisti pejan, Akil Gjakova, ka mbetur pa medalje në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Pasi u eliminua në gjysmëfinale, xhudisti kosovar pati mundësin të fitojë medaljen e bronztë në repesazh.

Por, u mposht nga Bakhitzhan Abdurakhmanov i Kazakistanit, shkruan Arbresh.info.

Gjakova i nisi garat pa lojë në raundin e parë, por fitoi në të dytin në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke mposhtur me ‘ippon’ xhudistin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.

Ai triumfoi edhe në raundin e tretë duke mposhtur Oron Giner të Izralit, derisa në çerekfinale, kaloi sllovenin Martin Hojak.

Akili në gjysmëfinale u takua me xhudistin Messaoud Redouane Dris nga Algjeria ku edhe u mposht./Arbresh.info/

Të ngjashme