Gjakova fiton medalje në Evropianin U-21

21:44 | 12 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Xhudistja nga Kosova, Dëbora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane U-21, që po mbahet në Shkup.

Ajo arriti të fitoj medalje në kategorinë deri në 63 kilogram, transmeton Arbresh.info.

Kështu ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës, të cilët shkruan se Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Kupën Europiane U-21.

Në këto gara morën pjesë edhe Dardan Cena dhe Muhamedin Veseli (-60 kg), që zunë vendet e pesta, ndërsa Dion Sharapolli (-66 kg) u rendit i shtati./Arbresh.info/

Të ngjashme