Skuadra e Gjakovës së Re është shpallur kampion i Ligës së Dytë në basketboll në konkurrencën e meshkujve.
Gjakova e Re edhe në ndeshjen e dytë finale të “Play-off”-it ka mundur Kosovarin, kësaj radhe 65:50, duke u shpallur kampion dhe edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.
Kupën kapitenit të skuadrës gjakovare, Erion Qarkagjia ia ndau Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së.
Medaljet i ka ndarë Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së, Faton Kurshumlija, Komisar i Garave të FBK-së dhe Adea Roka, Drejtoreshë për Sport në Komunën e Gjakovës.
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...