Google ADS

Giuntoli: Napoli ka skuadër të kompletuar

19:33 | 5 Nëntor 2020
Arbresh.info

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli beson se skuadra është e kompletuar dhe mund të arrijë larg në Seria A, Evropa Ligë dhe Kupën e Italisë.

“Napolitanët” bën disa transferime gjatë verës në mënyrë që të kompletojnë qëllimet këtë edicion, transmeton lajmi.net.

Giuntoli ka zbuluar disa nga objektivat e klubit, derisa beson se skuadra është e kompletuar.

“Evropa Liga është një ndër katër objektivat këtë sezon, së bashku me Seria A, Kupën e Italisë dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve”.

“Sistemi ka ndryshuar disa herë, ka ndryshime në ekip. Besojmë se kemi skuadrën e kompletuar, një që mund t’i jep klubit, presidentit dhe tifozëve kënaqësi. Rino Gattuso është duke provuar të nxjerrë më të mirën nga grupet e lojtarëve”, deklaroi ai.

Napoli sonte (e enjte) do përballet me Rijekan.

Të ngjashme