Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud është bërë lojtari më i vjetër që shënon një het-trik të Ligës së Kampionëve në një natë rekord, pasi shënoi të katër golat e skuadrës së tij në fitoren e tyre ndaj Sevillas të mërkurën mbrëma.
Pak më shumë se dy muaj nga ditëlindja e tij e 34-të, reprezentuesi francez vendosi emrin e tij në librat e historisë teksa bërë një paraqitje brilante.
Giroud ‘i vetëm’ mposhti Sevillan duke i shënuar plot katër gola në fitoren 0-4 në stadiumin ‘Sanchez Pizujan’.
Goli i parë i Giroud erdhi pas vetëm tetë minutash pas një veprimi të mirë me gjermanin Kai Havertz. I dyti i francezit erdhi në minutën e 55-të pasi Jorginho dhe Mateo Kovacic krijuan një mundësi për sulmuesin e tyre.
Het-triku historik u përfundua në minutën e 75-të kur ai shënoi pas një asistimi nga N’Golo Kante. Këtu nuk përfundoi gjithçka, pasi Giroud shënoi golin e tij të katërt të natës në minutën e 84-të pasi fitoi dhe shndërroi një penallti.
Me këto gola të shënuara, Giroud hyn në historinë e Ligës së Kampionëve si lojtari më i moshuar që arrin të shënojë het-trik në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa Giroud është më i moshuari që shënoi një het-trik në Ligën e Kampionëve, Ferenc Puskas shënoi tre gola në Kupën Evropiane në moshës 38 vjeç dhe 173 ditë në vitin 1965.
Giroud është tani vetëm francezi i dytë që ka shënuar dy herë het-trik në Ligën e Kampionëve, me vetëm Karim Benzeman e Real Madridit që ka arritur ta bëjë këtë.
Ndryshe, Frank Lampard ishte lojtari i fundit që shënoi katër gola në një lojë të vetme për Chelsean me menaxherin aktual të Bluve që arriti këtë në mars të 2010 kundër Aston Villas. /Telegrafi/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin