Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud është i gatshëm që në verë të transferohet si lojtar i lirë te Inter Milan.
Mirëpo, francezi ka kërkuar kontratë trevjeçare nga “Neurazurët”, transmeton portali arbresh.info.
Inter u mundua edhe gjatë afatit të janarit ta transferojë Giroud, mirëpo transferimi i momentit të fundit të Christian Eriksen bëri që të mos kënë para për të blerë 33-vjeçarin.
Thuhet se trajneri, Antonio Conte dëshiron ribashkimin me fituesin e Kupës së Botës, andaj është duke shtyrë klubin për ta pranuar kushtin që ka vënë lojtari.
Giroud këtë sezon për “Blutë” ka bërë 12 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar tri gola./arbresh.info.
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...