Giroud është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kombëtaren e Francës dhe padyshim këtë e ka arritur me përkushtim dhe me zemër. Sulmuesi i Milanit ka 53 gola me kombëtaren, duke lënë kështu pas emrin e madh, legjendën Henry me 51 gola.
Së fundmi, për “France 2”, Giroud foli për marrëdhënien e tij të ngushtë me kombëtaren e “gjelave”.
“Nuk jam ende gati të heq fanellën e Francës, të cilën e mbaj në zemër. Për sa kohë që kam aftësinë fizike për ta bërë këtë, dua të vazhdoj.Në kampionatin e ardhshëm evropian ose më tej, derisa të jem në formë, nuk i vendos vetes kufij”, është shprehur Giroud./abcnews
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA