Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud dëshiron të zhvillojë bisedime direkte me trajnerin Maurizio Sarri rreth të ardhmes së tij.
Fituesi i Kampionatit Botëror është i joshur nga një ofertë e shtruar nga Olympique Marseille, e cila mund të rikthej atë në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Giroud dëshiron ta di se ku qëndron ai me Sarrin para se të marrë vendimin final dhe dëshiron të flas me trajnerin e tij të ri sy me sy.
Sarri ka folur me Michy Batshuayin këtë javë duke i siguruar belgut se është një lojtar i kërkuar për sezonin e ri, gjë që mund të bëjë që Giroud të zgjedh opsionin për transferim.
Drejtori i Marseilles, Andoni Zubizaretta ka qenë në bisedime me agjentin e Giroud rreth kushteve personale në dy javët e fundit./arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...