Olivier Giroud pranon se i është lutur Zotit shumë për t’ia plotësuar dëshirën që të largohet nga Arsenali.
Sulmuesi shtatgjatë konfirmoi se u konsultua nga trajneri i Francës, Didier Deschamps ndërsa i është drejtuar Perëndisë që ta ndihmonte të dilte nga agonia që e kishte kapluar te Gunners.
Olivier Giroud te Arsenali ka pasur 180 paraqitje dhe ka shënuar 73 gola – (Getty Images)
“Për të qenë sinqertë me veten dhe lojtarët e tjerë, Didier Deschamps gjithnjë më thoshte se po e shqetëson fakti i qëndrimit në bankën rezervë të Arsenalit edhe nëse bëja punë të mirë për kombëtaren franceze .
“Fakti që kam pasur shumë pak paraqitje me Arsenalin e shqetësonte dhe ai më rekomandoi të gjeja një klub të ri. I konfirmova se jam në dijeni të asaj, por se dëshiroja të bëja zgjedhjen e duhur dhe të mos nxitoja”.
“Unë jam një besimtar shumë i fortë dhe iu luta shumë Zotit dhe përfundova te Chelsea. E dija se ky ishte klub ideal për mua”, tha futbollisti në një intervistë për SFR Sport.
Theksojmë se The Blues paguan rreth 38 milionë euro për lojtarin, i cili deri më tani ka pasur vetëm dy paraqitje duke mos shënuar asnjë gol./Telegrafi
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...