Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, është shprehur i vetëdijshëm për konkurrencën që do ta ketë për një vend në formacion të parë, pasi ka thënë se Timo Werner nuk është transferuar në Stamford Bridge për t’u ulur në stol.
Chelsea e zyrtarizoi transferimin e Timo Werner nga Red Bull Leipzigu më 18 qershor, për 47.5 milionë funte, pasi e fituan garën për nënshkrimin e tij me disa klube të tjera të evropiane.
Gjermani nënshkroi kontratë pesëvjeçare në Stamford Bridge dhe pritet të hyë drejt e në formacionin e parë të Frank Lampardit për ndeshjet e sezonit të ardhshëm.
Chelsea shpreson se Werner do ta vazhdojë formën e njëjtë si në Gjermani, ku i kishte shënuar 95 gola në 159 ndeshje të zhvilluara, mirëpo ardhja e tij mund t’i lërë nën hije Giroudin dhe Tammy Abraham, i cili këtë sezon ishte golashënuesi i dytë më i mirë i Chelseat me 15 gola. Kjo mundësi nuk po e shqetëson francezin Giroud.
“Kur skuadrat luajnë me taktika më defansive kundër nesh, nuk është keq ta kemi një sulmues të gjatë si unë, që mund ta bëjë lidhjen në fushë. Por, unë nuk jam naiv”, ka thënë 33-vjeçari për L’Equipe.
“Werner nuk është transferuar këtu për t’u ulur në stol. Por, unë do të bëj gjithçka për t’i shkaktuar dhimbje koke trajnerit kur vjen puna për ta marrë vendimin për formacion”.
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...