Google ADS

Giroud do të largohet nga Milani verës, synon Europa Leaguen

14:37 | 27 Mars 2024
D.H

Oliver Giroud po jeton muajt e fundit me Milanin.

Sulmuesi francez është pjesë e kuqezinjve prej korrikut të vitit 2021, kur la Chelsean për të provuar eksperiencën e parë italiane.

37-vjeçari ka bërë mjaft mirë me skuadrën e Stefano Piolit gjatë këtyre viteve. Duke dhënë kontribut të madh me golat (46) dhe asistimet e tij.

Por, e ardhmja lidhet me MLS-në amerikane. Shtypi sportiv italian raporton se Giroud ka gjetur marrëveshjen finale me Los Angeles FC pas bisedimeve që kanë zgjasin prej javësh.

Sulmuesi i kombëtares së Francës, do të firmosë për 18 muaj me skuadrën amerikane. Dhe në verë do t’i japë fund aventurës në futbollin evropian.

Giroud, i cili gjatë kësaj kohe ka krijuar një lidhje të veçantë me Milanin, shokët, stafin teknik dhe tifozët, shpreson që të fitojë Europa League përpara se të përshëndetet me popullin kuqezi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme