Girona pranon, ndeshjen me Barcelonën e luan në SHBA

13:03 | 8 Shtator 2018
Arbresh.info

Girona ka pranuar propozimin e La Ligas për të luajtur ndeshjen e saj si vendas ndaj Barcelonës në Miami gjatë janarit.

Klubi katalan konfirmoi këtë vendim të enjten se janë të hapur për idenë dhe se do të bindin të gjithë ata që dyshojnë në këtë ide.

Girona që ka pritur vetëm një herë Barcën në stadiumin e saj deri tash në një ndeshje kompetitive ka thënë se ka pranuar propozimin si një mundësi të mrekullueshme për zgjerimin e klubit dhe qytetit në mbarë botën.

Diairo AS raproton se Girona do të përfitojë 4.5 milionë euro nga kjo ndeshje, ku 1500 tifozëve do t’u sigurohet udhëtimi dhe akomodimi falas për këtë ndeshje.

Po ashtu, thuhet se 5 mijë abonentëve sezonalë të Gironas do t’u jipet bileta falas për ndeshjen kthyese që zhvillohet në Camp Nou këtë sezon.

Bisedimet erdhën pasi La Liga arriti marrëveshje për të zhvilluar nga një ndeshje kampionale për 15 vjet në SHBA, një vendim ky që shkaktoi reagime kontroverse në mbarë ligën.

Asociacioni i Futbollistëve Spanjollë konfirmuan se do të bënin protestë kundër një ideje të tillë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme