Google ADS

Girona kërkon të rikthehet tek fitorja në La Liga ndaj Rayos

11:44 | 26 Shkurt 2024
D.H

Girona sonte luan përballjen e xhiros së 26-të në kuadër të La Ligas, ndaj Rayo Vallecanos.

Sfida fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.

Befasia e këtij sezoni në La Liga nuk di për fitore tash e tri ndeshje, teksa sot kërkon rikthimin.

Kurse Rayo nuk njeh fitore tash e shtatë ndeshje, teksa një barazim e ka marr ndaj Real Madridit javën e kaluar.

Girona ndodhet në pozitën e tretë me 56 pikë një më pak se Barcelona e cila është në pozitën e dytë por ka një ndeshje më shumë.

Ndërsa Rayo ndohet në pozitën e 14-të me 25 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme