Girona e interesuar për portierin Arijanet Muric

13:05 | 10 Shtator 2020
Arbresh.info

Drejtori sporti i Gironës, Quique Cárcel po punon që të sjell përforcime në klub, ndërsa në listë është edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muric.

Girona që bën pjesë në La Liga 2, është klub në pronësi City Football Group, që ka nën menaxhim edhe Manchester Cityn.

Pikërisht Girona mund të huazojë dy lojtarë nga ky klub, ku përveç Pablo Morenos edhe portieri Arijanet Muric, mund të kalojë si huazim.

Klubi ka nevojë për një portier dhe portieri i Kosovës shihet si zëvendësim për Asier Riesgo, që u la i lirë nga klubi pasi përfundoi kontratën e tij.

Muric është nën kontratë me Manchester City, ndërsa edhe pse është vetëm 21 vjeç, ai ka luajtur dy sezonet e fundit si huazim në NAC Breda së pari dhe Nottingham Forest më vonë.

Në Championship ka luajtur 5 ndeshje në total, një huazim që nuk doli pozitiv aspak.

 

Të ngjashme