Athletic Bilbao ka arritur të mposht Gironën me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.
Kjo humbje është një tjetër hap fals i Gironës, që ishte befasia e gjysmësezonit që rivalizonte Real Madridin në garë për titull, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht ishte Berenguer që në minutën e dytë i dha epërsinë Bilbaos.
Mirëpo Tsygankov në minutën e 49-të barazoi rezultatin dhe riktheu shpresat për Gironën.
Por Bilbao nuk mendonte asgjë tjetër përveç fitores, kështu që Berenguer realizoi në minutën e 56-të sërish për të rikthyer epërsinë.
Ndërsa Inaki Ëilliams katër minuta më vonë shënoi edhe golin e tretë.
Girona u rikthye në lojë në minutën r 75-të, kur Eric Garcia ngushtoi diferencën.
Por kjo ishte e tëra se çfarë bënë mysafirët.
Kështu Bilbao pas kësaj fitore shkon në kuotën e 49 pikëve dhe lufton për një vend në top katërshe.
Kurse Girona mbetet me 56 pikë, gjashtë më pak se lideri Real Madridi./Arbresh.info/
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...