Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, po kërkon që të mos kujtohen rezultatet e kaluara po fokusi të jetë në ndeshjet e radhës.
Kosova luan me Rumaninë dhe Bjellorusinë në dy ndeshjet e radhës në kuadër të fushatës kualifikuese për Euro 2024.
Në dy ndeshjet e para Kosova nxori dy barazime, kundër Izraelit dhe kundër Andorrës.
Dhe pikërisht këto barazime francezi ka thënë se duhet të harrohen.
“Nuk do koment fakti se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. Ajo çfarë do të bëjmë për këto dy përballje është që të tentojmë të mendojmë sa më pak për atë çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Do të mobilizohemi të përgatitemi sa më mirë. Ju i referoheni dy ndeshjeve të kaluara që u mbyllën baras kur thoni se kishim dy rezultate negative, por unë nuk konsideroj se rezultati me Izraelin ishte negativ, nëse po ai me Andorrën. Prandaj duhet të fokusohemi dhe të shohim përpara”, ka theksuar Giresse, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë pret nga përballjet e këtij muaji pas rezultateve të ndeshjeve të muajit mars.
Giresse ka thënë se ky lloji kompetecioni nuk mundëson që të merren shumë më të kaluarën, por të përqendrohen në ndeshjet e radhës për të nxjerrë maksimumin.
Ai ka thënë se grumbullimi i Dardanëve është duke u zhvilluar në mënyrë pogresive, teksa ende nuk e kanë filluar punën 100 përqind për shkak se disa prej lojtarëve nuk kanë arritur ende.
Giresse iu ka përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth mosgrumbullimit të Florent Hadërgjonajt, Valon Berishës, Arbër Zenelit, Zymer Bytyqit, Arbnor Mujës e Mirlind Dakut.
Sa i përket Hadërgjonajt, ai ka thënë se mungesa ka të bëjë me arsye personale të lojtarit, derisa për Berishën, Zenelin, Dakun dhe Bytyqin ka thënë se ka qenë zgjedhje e tij sportive.
“Lista prej 23 lojtarëve është e limituar dhe më takon mua të bëj përzgjedhjen që mendoj se është më e mira. Gjithmonë ka kërkesa ose pyetje pse dikush bën pjesë në listë e pse dikush jo. Herën e fundit kishte pyetje për Ermal Krasniqin, ai sot është pjesë e grumbullimit. Por, gjithmonë varet nga pozicioni ku lojtarët luajnë. Kjo është arsyeja pse janë penalizuar disa lojtarë, ngase në sulm kemi shumë lojtarë, derisa në repartin e mbrojtjes jemi më të kufizuar”, ka shtuar Giresse.
Ndërkaq, duke folur për Arbnor Mujën trajneri ka thënë se ai fillimisht nuk ka ardhur në ndeshjet miqësore të vitit të kaluar, pastaj ka qenë pjesë e grumbullimit në dy ndeshjet e marsit, teksa këtë herë lojtari ka kërkuar garanci nëse do të jetë titullar.
“Unë i kam shpjeguar se askush nuk e ka vendin e sigurt në ekip dhe nëse ai mendon kështu, atëherë më mirë të mos vijë fare”, ka qenë i prerë trajneri francez./rtk
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...