Selektori Alain Giresse ka mbetur i kënaqur me këto pak ditë të stërvitjeve me ekipin kombëtar të Kosovës.
Trajneri francez u njoftua me lojtarët në grumbullimin e parë nën drejtimin e tij.
Ai pa gjëra pozitive, por e pranon se duhet punuar në përmirësimin e detajeve.
Më së shumti, ai mbeti i kënaqur me dëshirën e madhe të lojtarëve për ta dhënë më të mirën për vendin e tyre dhe për ta treguar veten.
“Jemi një ditë para lojës. Në këto dy ndeshje do të tentojmë t’i angazhojmë të gjithë futbollistët. Këto ndeshje do të na shërbejnë për ndeshjet garuese që do t’i kemi në muajin qershor”, theksoi fillimisht Giresse në konferencë për shtyp.
“E vlerësoj motivin dhe entuziazmin e lojtarëve për të luajtur, ata kishin dëshirë të madhe për ta treguar veten. Kjo është mjaft e rëndësishme. Natyrisht, mbetet punë për t’u bërë, sidomos në rastet kur e kemi posedimin dhe në punën pa top”, vazhdoi Giresse.
Ai tregoi se me ekipin ka folur mbi të gjitha për rregullat, për mënyrën se si duhet të funksionojë ekipi, por edhe për objektivat dhe qëllimet që ekipi ia ka vënë vetes për ndeshjet zyrtare me peshë.
Sa i përket lojës, ai thotë se në ditën e nesërme do ta ketë një pamje se si do të duket ekipi ndaj Burkina Fasos.
Kurse, kur bëhet fjalë për taktikë të lojës, ish-futbollisti i njohur francez thekson se gjithmonë mundohet t’i përshtatet taktikave të kundërshtarit, për t’ju kundërvënë atij.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen miqësore me Burkina Fason nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila do të fillojë në orën 18:00.
Ndërsa, më pas do të luajë me Zvicrën më 29 mars.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...