Giresse drejtoi Kosovën për herë të fundit ndaj Bjellorusisë, ai do të shkarkohet nga posti i përzgjedhësit

09:49 | 20 Qershor 2023
L G

Alain Giresse e ka drejtuar Kosovën për herë të fundit pasi humbja ndaj Bjellorusisë do t’i kushtojë me shkarkim.

Katër ndeshje, tri pikë. Tri barazime dhe një humbje janë rezultatet e francezit Giresse me Kosovën në këto eliminatore për Kampionatin Evropian.

Telegrafi mëson se Giresse kishte ultimatum nga drejtuesit e FFK-së për dy ndeshjet e fundit, ku duheshin dy fitore.

Fitorja në ndeshjen e sotme do të ndryshonte pak gjëra, pasi që ai pothuajse ishte i shkarkuar pas ndeshjes me Rumaninë.

Gjatë javës vetëm se do të konfirmohet largimi i tij nga posti i përzgjedhësit, ndërsa mund të ketë edhe ndryshime të tjera në postet drejtuese te Kosova A.

Kosovës i mbeten edhe gjashtë ndeshje në grup, por tashmë kualifikimi në Kampionatin Evropian është vetëm ëndërr.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme