Sebastian Giovinco i është bashkuar zyrtarisht klubit italian, Sampdoria, si transferim i lirë, duke nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit.
Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Toronto FC ishte i disponueshëm si lojtar i lirë dhe ishte zgjedhur nga klubi italian pas lëndimit të ligamentit të Manolo Gabbiadinit.
Giovinco iu nënshtrua testeve mjekësore në Sampdoria dje (e martë) dhe klubi Blucerchiati kanë njoftuar sot nënshkrimin e tij
Klubi italian ka konfirmuar se 35-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme vetëm deri në qershor të vitit 2022.
Giovinco kthehet në Serie A shtatë vjet pas transferimit të tij në Toronto FC nga Juventusi.
Ai ka shënuar 40 gola në 190 paraqitje në Serie A ku luajti për Juventus, Empoli dhe Parma.
“UC Sampdoria njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat për regjistrimin e futbollistit Sebastian Giovinco (lindur në Torino më 26 janar 1987). Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë ekonomike deri më 30 qershor 2022”, thuhet në njoftim.
Edhe sulmuesi ka folur pas nënshkrimit me Sampdorian dhe ndihet i lumtur me këtë lëvizje.
“Gjithçka është nënshkruar, jam shumë i lumtur që jam kthyer në Serie A. Përshëndes tifozët e Samp, mezi pres të filloj me seancën time të parë stërvitore”, u tha Giovinco gazetarëve jashtë selisë së Sampdorias. /Telegrafi/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...