Atletico Madridi mund të jetë ende duke negociuar rreth të ardhmes së Antoine Griezmann, por klubi ka pranuar disa lajme pozitive të mërkurën për shkak se Jose Maria Gimenez ka rinovuar kontratën.
Mbrojtësi uruguaian ka vendosur lapsin në një marrëveshje që është e vlefshme deri më 2023 dhe klauzola e tij e blerjes do të rritet nga 65 milionë euro në 120 milionë, transmeton portali arbresh.info.
Që nga transferimi në verën e vitit 2013, në moshën 18 vjeçare, ish lojtari i Danubios ka ngjallur interesim te një numër i madh i klubeve evropiane.
Sezoni 2017/18 ka qenë më i miri i tij në kryeqytetin spanjoll, gjë që i ka siguruar atij edhe një rol në finalen evropiane.
Gimenz ka bërë 38 paraqitje në të gjitha kompeticionet për gjigantin spanjoll./arbresh.info/
Microsoft tani ka një tastierë të re
10 këshilla që ju duhen në jetë
Ngordh Perry, gomari që ishte frymëzim për personazhin e fil...
Plagoset me armë zjarri 40 vjeçari në Fier, në kërkim autori
Roma fiton derbin ndaj Lazios
Kaos në aeroportet e Gjermanisë, qindra fluturime të anuluar...