Portieri i Paris Saint Germainit, Gianluigi Buffon mund të rikthehet në Juventus.
Në fakt, bazuar në një raport së fundmi nga Sportmediatset, agjenti i tij Silvano Martina do të zhvillojë së shpejti një takim me skuadrën franceze për të diskutuar rreth të ardhmes së klientit të tij, transmeton portali arbresh.info.
Veterani dëshiron të luaj ende dhe siç thuhet në raportin e lartpërmendur, Buffon ka gjithashtu në tavolinë ofertë nga Juventusi.
Megjithatë, oferta nuk është për të qenë sërish një lojtar i “Zonjës së Vjetër”, por për të marrë një rol menaxherial në Torino.
Vendimi ende nuk është marrë nga portieri legjendar, por vështirë se mund të refuzohet diçka e tillë marrë parasysh raportin e tij me kampionin e Italisë./arbresh.info/
Vendosen postera provokues për Policinë e Kosovës dhe Vetëve...
Nënshkruhen dy marrëveshje të grantit për energji efiçiente ...
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës merr pjesë në garat evrop...
Shqipëri/ Dhuna para Kuvendit, nën hetim 7 deputetë demokrat...
Rreziku nga përmbytjet në Shkodër, mblidhet Komisioni i Mbro...
Suhareka do bëhet me stadium të ri, komuna ndanë 13 hektarë ...