Gianluigi Buffon ka zbuluar se i ka dhënë një këshillë bashkëlojtarit në Itali, Gianluigi Donnarumas, për të bërë atë që e bënë atë të lumtur pas spekulimeve që portieri do të largohet nga AC Milani.
Donnarumma njoftoi për qëllimin e tij për të mos nënshkruar kontratë të re te Milani në fillim të verës, gjë që do të thotë se 18-vjeçari mund të largohet nga klubi në San Siro nga tani e deri në korrik të vitit të ardhshëm, kur edhe skadon kontrata e tij, transmeton portali arbresh.info.
Portieri pritet të takohet me zyrtarët e Milanit sërish për të diskutuar të ardhmen e tij, megjithëse një numër i madh i mesazheve fyese janë dërguar drejt Donnarummas nga tifozët, përfshirë një vërejtje nga agjenti Mino Raiola, gjë që mund ta ndryshoj mendjen e lojtarit.
“Nuk kam dhënë këshilla sepse unë gjithmonë kam bërë gabimet e mija dhe do t’i shtoja vetëm edhe më shumë kaos situatës”, ka thënë Buffon për ‘Sky Sports’.
“Megjithatë, kam pasur një bisedë të shkurtër prej 15 minutave me Gigion. Nuk mund t’iu tregoj çfarë kemi biseduar. Nuk e kam idenë nëse do të vazhdoj në Milan, por unë thjeshtë i tregova atij të bëjë atë që e bënë atë të lumtur”./arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...