Google ADS

Gigi Buffon befason bashkëlojtarët me zërin e tij

08:42 | 3 Gusht 2018
Arbresh Info

Pasi shpenzoi 17 vite në Juventus, Gianluigi Buffon është duke u mësuar se si është të jesh lojtar i ri te një skuadër dhe me këtë ka pësuar edhe këndimi tradicional i një kënge.

40-vjeçari do të filloj një kapitull të ri në karrierën e tij këtë sezon me synimin për t’i ndihmuar gjigantit francez të vazhdoj dominimin e tyre në kampionat, por gjithashtu të bëjë hapin final të nevojshëm në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, para se të nisin ndeshjet kompetitive, ikona italiane është dashur të këndoj para lojtarëve të rinj dhe bazuar në reagimet e bashkëlojtarëve të tij të PSG-së në videon më poshtë, dukej se gjithçka shkonte shumë mirë.

Në fakt, këndimi nuk duket të jetë njëra nga fuqitë më të mëdha nga Buffoni dhe sigurisht se atij do t’i kërkohet të qëndroj në portë dhe të jetë një përforcim kyç te skuadra e PSG-së këtë verë për t’i ndihmuar ata nën udhëheqjen e Thomas Tuchel.

Është poashtu paksa e çuditshme të shohësh Buffonin me një fanellë tjerët për shkak të kohës shumë të gjatë të kaluar te Juve, por portieri veteran është duke e manaxhuar mirë sfidën e re derisa vazhdon t’i afrohet fundit të karrierës mjaftë të shquar./arbresh.info/

https://twitter.com/ESPNFC/status/1025048765533773829

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme