Ryan Giggs duket se po shtynë Gareth Balen që të largohet nga skuadra e Real Madrid.
Selektori i kombëtares së Uellsit ka thënë se Bale duhet të ketë më shumë minuta me skuadrën, në mënyrë që të performojë më mirë për kombëtaren.
31 vjeçari ishte i gatshëm të luante vetëm 45 minuta për kombëtaren e Uellsit në Ligën e Kombeve.
“Me këtë situatë, nuk ndryshon shumë. Jam gjithmonë i lumtur me Gareth kur ai vjen këtu. Ai është i shkëlqyer rreth kampit dhe është njëri tek i cili të gjithë shohin”, ka thënë Giggs, transmeton lajmi.net.
“Sikur të gjithë, ai duhet të stërvitet dhe të ketë më shumë minuta”, ka shtuar ikona uellsiane, në kohën kur Bale po lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Santiago Bernabeu’.
Mbetet të shihet nëse fjalët e selektorit uellsian do të ndikojnë në vendimin për të ardhmen e Gareth Bale.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj