Ryan Giggs ka komentuar talentin e Manchester United, Mason Greenwood.
Greenwood ka qenë sensacional me fanellën e ‘Djajve të kuq’ në fundin e sezonit të kaluar, duke bërë që pritshmëritë për të të jenë maksimale këtë edicion.
Lidhur me lojtarin ka folur edhe ikona e United, Ryan Giggs, duke thënë se pret nga ai të shënojë dy gola për ndeshje.
“Ai është gati duke shënuar më shumë gola sesa kam bërë unë. Nuk mendoj se ai do ta ndjejë presionin e numrit”, ka thënë Giggs, transmeton lajmi.net.
“ Ai është brilant, mendoj se do të shënojë dy gola për ndeshje, është aq kërcënues”, ka shtuar uellsiani.
Greenwood ka bërë shumë mirë me minutat që i ka pasur në dispozicion nga Ole Gunnar Solskjaer, duke fituar edhe zemrat e tifozëve.
Këtë edicion ai luan me fanellën numër 11, të cilën dikur e mbante Ryan Giggs.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...