Ish bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos, Ryan Giggs beson se transferimi i tij te Juventusi mund të ketë ndodhur për shkak të frikësimit të tij për të qenurit më i mirë sesa Lionel Messi.
Superylli portugez është transferuar te “Zonja e Vjetër” për 100 milionë euro nga Real Madridi duke nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin në Torino, transmeton portali arbresh.info.
“Jam i befasuar që u largua nga Real Madridi dhe shkoi në Itali”, ka thënë Giggs për ‘ITV Sport’.
“Mendoj se është një sfidë e madhe për të, por ai do të jetë te një klub i madh. Duke e pasur këtë në CV… Real Madrid, Man United dhe Juventus. Është kogja një CV”
“Ai është i fiksuar me të qenurit më i mirë se Messi. Ai mund ta thotë tani këtë se: ‘E bëra në Angli, në Spanjë dhe do ta bëjë edhe në Itali… dhe nuk e bëra me Portugalinë”
“Pra, ndoshta ky do të jetë argumenti i tij kur njerëzit pyesin: “A është Ronaldo më i mirë se Messi?”
Ronaldo i dha fund nëntë viteve në Bernabeu si golashënuesi më i mirë i klubit./arbresh.info/
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...