Gareth Bale u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Uellsi të enjten dhe trajneri i skuadrës së tij kombëtare, Ryan Giggs, ishte me plotë lëvdata pas kësaj arritje nga sulmuesi.
Ish legjenda e Manchester United madje ka krahasuar lojtarin me sulmuesin Cristiano Ronaldo, me të cilin ka luajtur në Old Trafford në të kaluarën, transmeton portali arbresh.info.
“Ai ka atë aftësi për të shënuar gola dhe ai mund të shënojë çfarëdo goli. Ka ngjashmëri me Cristiano Ronaldon. Ata nisën si anësorë dhe tani janë golashënues”
Duke folur rreth të ardhmes së Bales, Giggs shpjegoi se të gjithë lojtarët e mëdhenj do donin të qëndronin në një klub si Real Madridi.
“Sigurisht, ju duhet të qëndroni aty”, ka thënë ai. “Çfarë ka fituar ai? Tri Liga të Kampionëve, e gjithë dëshmia është në këtë”
“Kur ju jeni në klube si këto, ju gjithmonë do të fitoni gjëra”
Uellsi tani është duke u përgatitur për miqësoren kundër Uruguait kundër të cilëve do të luajnë të hënën./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation