Në ditën e prezantimit të Kupës së re të Botës për Klube, që do të nisë në qershor 2025, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dha komentin e tij për atë që do të jetë kompeticioni i ri global.
“Klubet luajnë një rol themelor në futbollin botëror. Kupa e Botës për Klubet FIFA 2025 do të jetë një moment historik i rëndësishëm për t’u ofruar klubeve nga të gjitha konfederatat skenën të duhur për të shkëlqyer në nivelet më të larta të lojës. Do të jetë një garë e hapur e bazuar në meritat sportive, që do të luajë një rol jetik në përpjekjet tona për ta bërë futbollin vërtetë global”, ka theksuar Infantino.
Katër skuadra afrikane do të marrin pjesë në garë: tri fituesit e CAF Champions League dhe një sipas renditjes. Të njëjtat kritere të vlefshme edhe për Azinë dhe Amerikën Veriore dhe Qendrore.
Nga Evropa do të jenë 12 skuadra pjesëmarrëse, katër fituesit e fundit të Champions League dhe tetë skuadrat më të mira në renditje. Mes tyre edhe Interi, zyrtarisht skuadra e parë italiane që kualifikohet në Kupën e re të Botës për Klube. Gjashtë skuadra të Amerikës së Jugut janë gati të marrin pjesë, katër fituesit e fundit të Libertadores dhe dy skuadrat më të mira në renditje, si dhe një ekip që do të vijë nga Oqeania./ss
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...