Federata e Futbollit të Kosovës ka organizuar gala mbrëmjen e vitit “Laureatët e Vitit 2023”.
Teksa në një videomesazh ka folur edhe i pari i FIFA-s, Gianni Infantino, shkruan Arbresh.info.
Ai ka theksuar se futbolli në Kosovë ka bërë përparim të madh dhe ekipet kosovare kanë arritur tashmë disa rezultate të mahnitshme
Mesazhi i plotë i Infantinos:
I nderuari President, i dashur Agim, të nderuar mysafirë, të dashur miq, kam kënaqësinë t’ju drejtohem në këtë ngjarje të rëndësishme – Çmimet e vitit 2023 të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Që kur Kosova iu bashkua FIFA-s në maj të vitit 2016, në Kongresin tim të parë si president i FIFA-s, futbolli ka bërë përparim të madh në vendin tuaj dhe ekipet tuaja kanë arritur tashmë disa rezultate të mahnitshme.
Siç e dini, pata kënaqësinë e madhe t’ju vizitoja në shtator të vitit 2022, ku munda të shihja vetë disa nga punët tuaja dhe më pas t’ju uroja mirëseardhjen në shtëpinë e FIFA-s në Cyrih në fillim të këtij viti.
U inkurajova shumë nga mënyra se si jeni angazhuar aktivisht me FIFA-n në programin për zhvillimin e futbollit në Kosovë, ofrimin e ambienteve më të mira, ngritjen e standardit të lojës dhe rritjen e lojës së vajzave.
Kjo është pikërisht arsyeja që krijuam programin ‘FIFA Forëard’ dhe kjo dëshmon se jemi në rrugën e duhur.
Mezi pres t’ju takoj sërish personalisht në të ardhmen e afërt dhe ndërkohë ju lutem mos harroni se gjithmonë mund të mbështeteni te FIFA.
I përgëzoj fituesit e çmimeve për arritjen e tyre këtë vit dhe sigurisht ju uroj një ceremoni të mrekullueshme të ndarjes së çmimeve.
Faleminderit edhe një herë, gjithë të mirat për të gjithë ju. Shihemi se shpejti. Mirupafshim!
/Arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit