Google ADS

Gianni Infantino e pranon: Jam tifoz i kësaj skuadre

11:09 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, nuk e ka fshehur kurrë tifozllëkun futbollistik.

Italo-zvicerani ka qenë gjithmonë i lidhur me Interin.

Në një intervistë të dhënë për “Sky”, presidenti i organizmit që drejton futbollin botëror ka rrëfyer disa anekdota në lidhje me pasionin e tij zikaltër.

“Gjithmonë interist? Po, gjithmonë. E dija se nuk duhej t’u përgjigjesha këtyre pyetjeve. Janë ato viruse, që i merr qysh kur je fëmijë. Babai im ishte interist dhe i ka ndjekur direkt finalet e Kupës së Kampionëve në vitet 60”.

“Kështu, ndeshja e parë që kam ndjekur në stadium ka qenë e Interit, në “San Siro”. Dhe aq ka mjaftuar, kur futesh në atë stadium nuk kupton më asgjë! Tani? Është një periudhë tranzicioni, por interistët janë mësuar me periudha të tilla. Vuajtje? Edhe me vuajtjet, por vuajtja është një shkollë e jetës dhe, kur vuan, më pas i vlerëson më shumë gëzimet dhe fitoret”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme