Gianni De Biasi është prezantuar sot si trajneri i ri i skuadrës spanjolle Deportivo Alaves.
Ai ka vendosur që të marrë me vete në staf edhe dy ndihmës me të cilët punoi në kombëtaren shqiptare, zv. trajnerin Marko Veroneze dhe përgatitësin atletik Arturo Bele.
“Objektivi ynë nuk është të fitojmë kampionatin. Synojmë të dalim të katërtët nga fundi, kaq e thjeshtë”, tha ndër të tjera De Biasi.
“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë në Shqipëri. Largimi nga Shqipëria ishte një akt dashurie ndaj të gjithë Shqipërisë. Me Spanjën e Italinë që janë pak para nesh, vetëm pak, jo shumë (qesh), nuk do të shkonim në Rusi. Mendova se trajneri i ri do të përgatitej më përpara për atë që vjen në edicionin tjetër.
Para ndeshjes me Maqedoninë, të parën pas Evropianit, u thashë: ‘Djem, ju mendoni se jeni tani lojtarë Evropiani, që ia keni dalë, etj. Por ju jeni vetëm lojtarët e sezonit të kaluar, por pa dëshirën për të fituar që kishit në sezonin e kaluar. A e dini përse? Se mendoni se jeni perfekt, se jeni lojtarë futbolli, se mendoni se jeni që tani më të mirët. Nuk është kështu. Ju mendoni në mendjen tuaj që do të bëni të njëjtën gjë. Jo, bëni më pak, në mënyrë të pandërgjegjshme, bëni më pak.’”.
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu