Ish trajneri historik i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi është duke marrë pjesë në galan mbrëmjën e “Më të mirëve 2023”, në Tiranë.
Në një intervistë për Super Sport, De Biasi ka folur për Shqipërinë dhe Evropianin e siguruar të kuqezinjëve, shkruan Arbresh.info.
“Shqipëria ka qenë dhe mbetet dashuria ime e parë. Është e rëndësishme që Shqipëria u rikthye në Europian. Sukses që vjen nga puna e madhe, bravo të gjithëve”, ka thënë fillimisht ai.
Ai tutje përgëzoi Sylvinhon për punën e bërë.
“Jo, nuk jam xheloz. Asgjë nuk vjen rastësisht. Bravo Sylvinho për punën që ka bërë, bravo edhe atij që i besoi”, potencoi ai.
Ish trajneri i Shqipërisë tha se kuqezinjtë do të kualifikohen tutje në Euro 2024.
“Shqipëria niset e mposhtur, nuk ka asgjë për të humbur në aspektin teorik. Në praktikë besoj se do të kualifikohet Shqipëria”, theksoi tekniku De Biasi.
Kujtojmë që Shqipëria e De Biasit në vitin 2016 arriti kualifikimin e parë historik në Evropian./Arbresh.info/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë