Gianni de Biasi, ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, ka lavdëruar Enzo Zidanen duke thënë se lojtari ka një “potencial të madh”.
Enzo Zidane, babai i të cilit është trajneri Zinedine Zidane i Real Madridit, iu bashkua Deportivo Alaves falas nga ‘Los Blancos’ verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Ai ishte shfrytëzuar rrallë deri në këtë sezon, pasi kishte bërë vetëm dy paraqitje si zëvendësues.
Por, De Biasi, pavarësisht se është në detyrë në vetëm dy ndeshje te klubi spanjoll, ka parashikuar se Zidane do të ketë një ndikim të madh te Alaves.
“Zidane është një tjetër djalosh që ka shumë potencial. Ai është mësuar për të luajtur në divizionin e dytë sezonin e kaluar dhe tani është duke pasur eksperiencë për herë të parë në La Liga”, ka thënë De Biasi për ‘Tribal Football’.
“Ai ka talent, një formë të mirë atletike dhe jam i sigurt se mund të ketë shanse për të ndryshuar plotësisht sezonin aktual”
“Sigurisht, ai do të punojë në fillim, por ai ka dhunti, ai është një djalosh shumë serioz dhe mendoj që në fund ai do të jetë në gjendje për të gjetur një vend të rëndësishëm për skuadrën tonë”
De Biasi mori detyrën te Deportivo Alaves para ndeshjes kundër Real Madridit dy javë më parë./arbresh.info/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë