Google ADS

Gianluigi Donnarumma u kërkon falje tifozëve

17:06 | 12 Korrik 2017
Arbresh Info

Portieri 18-vjeçar i AC Milanit, Gianluigi Donnarumma ka thënë se nuk e ka pasur asnjëherë ndërmend të largohet nga klub apo t’i tradhtojë tifozët pasi përfundimisht nënshkroi kontratë të re katër vjeçare.

Donnarumma, i cili debutoi te Milani si një lojtar 16-vjeçar dhe tashmë cilësohet si njëri nga talentët më të mirë në Evropë, befasoi tifozët në muajin qershor kur agjenti i tij Mino Raiola i tha klubit se nuk do të nënshkruaj marrëveshje të re, transmeton portali arbresh.info.

“Jam rritur në këtë klub dhe nuk ka pasur asnjëherë dyshime në mendje për këtë”, u ka thënë Donnarumma gazetarëve. “Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam te Milani”

“Ju kërkojë falje tifozëve, e përsërisë që nuk kam pasur asnjëherë ndërmend t’i tradhtojë ata dhe i falënderojë të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë në këto dy sezone”

Donnarumma debutoi në vitin 2015 atë kohë nën udhëheqjen e trajnerit Sinisa Mihajlovic dhe që në atëherë u bë përzgjedhja e parë si portier./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme