Mino Raiola beson se dështimi për të finalizuar marrëveshjen me ‘Sino Europe Sports’ ka vendosur të ardhmen e Gianluigi Donnarummas në dyshime tek AC Milani.
Blerja e grupit pritet të përfundoj gjatë muajit prill, transmeton portali arbresh.info. Por, mediat në Itali thonë se Donnarruma mund të largohet nga klubi.
Manchester United dhe Chelsea kanë qenë të dy duke kërkuar shërbimet e portierit 18-vjeçar.
“Nuk mund të parashikojë të ardhmen, nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha fillimisht agjenti i tij, Mino Raiola. “Ne kemi vendosur për të mos folur rreth të ardhmes së Donnarummas, por ende nuk kam kontaktuar me ndonjë reprezentues të bordit të ri”
“Për mua, AC Milani është ende i përfaqësuar nga Galliani. Nuk mund të flas rreth pronarëve të ri sepse nuk i njoh ata”
“Donnarumma e bën punën e tij, unë timen. Unë duhet të mendoj gjithsesi për të ardhmen dhe më pas ai jep fjalën e fundit. Sigurisht, unë mendoj se çfarë klubi do të bëhet AC Milani”
“Donnarumma meriton një klub të madh”, përfundoi ai./arbresh.info
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes