Google ADS

Gianluigi Donnarumma i hapur për rinovimin me Milan-in

17:21 | 14 Qershor 2020
Arbresh Info

Portieri Gianluigi Donnarumma, dëshiron të mbetet te AC Milan dhe do e rinovojë kontratën, por mund të përfshihet lirimi i klauzolës më vlerë 60 milionë euro.

Sipas Corriere dello Sport, agjenti Mino Raiola, ka nisur negociatat dhe se shpejti mund ta nënshkruajë kontratën e re, transmeton portali arbresh.info.

Italiani ka shkëlqyer gjatë viteve të fundit në fanellën e “Rosonerëve”, ndërsa ka refuzuar oferta të shumta nga top klubet, si Juventus, Real Madrid, PSG dhe Manchester United.

Me kontratën e re, Donnarumma pritet të mbetet në “San Siro” deri në vitin 2023 ose 2024.

Pagesa e tij mund të jetë rreth 6 milionë euro, por nëse Milan dështon të kualfikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë mund të aktivizohet klauzola e blerjes për 60 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme