Google ADS

Gianluigi Donnarumma duhet ta dëgjojë këtë ofertë

18:35 | 2 Korrik 2017
Arbresh.info

Milan do të bëjë gjithçka vetëm për të mbajtur në skuadër portierin Gianluigi Donnarumma.

Drejtuesit e Milanit në ditët në vazhdim do të takohen me agjentin Mino Raiola, me të cilin do të bisedojnë edhe një herë për vazhdimin e kontratës të portierit Gianluigi Donnarumma.

Para disa ditësh Donnarumma refuzoi vazhdimin e kontratës, ku do të përfitonte nga 5 milionë euro në sezon.

Tashmë ata janë të gatshëm që të dyfishojnë pagën e italianit, të cilit do t’i ofrojnë 50 milionë euro për pesë vitet e ardhshme, shkruan Gianluca Di Marzio.

Kjo ofertë pritet të pranohet nga Donnarumma, i cili prej fillimit mendonte se meriton më shumë se 5 milionë euro.

Kështu gjasat e Real Madridit, Juventusit dhe PSG-së shuhen për portierin italian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme