Google ADS

Gianluigi Buffon në konferencë për media, pritet njoftimi për pensionim

11:51 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Juventusi ka njoftuar se kapiteni Gianluigi Buffon do të dalë të enjten në një konferencë për shtyp në ambientet e Allianz Stadium.

Nuk janë treguar se për çfarë do të flasë Buffon, por është caktuar vetëm orari i konferencës, që do të jetë 11:30.

Paraprakisht mendohet se do të jetë një konferencë shtypi lamtumire e portierit bardhezi, që pritet të largohet nga futbolli pas përfundimit të sezonit në fundjavë.

Buffon edhe më herët e ka përmendur mundësinë që ky të jetë sezoni i tij i fundit

në karrierë, pas dështimit të Italisë që të kualifikohet në Kupën e Botës.

40-vjeçari cilësohet si një prej portierëve më të mirë të historisë së futbollit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme