Google ADS

Gianluigi Buffon kryen sot testin mjekësor te PSG

10:31 | 6 Korrik 2018
Arbresh Info

Gianluigi Buffon do të finalizoj sot (e premte) testin mjekësor te Paris Saint Germaini para se të prezantohet zyrtarisht të hënën.

Legjenda e Juventusit ka qenë në bisedime me gjigantin francez me largimin nga “Zonja e Vjetër” pas 17 viteve në klub, transmeton portali arbresh.info.

40-vjeçari raportohet se ka arritur në aeroportin Bourget në Paris pasditen e së enjtes së bashku me agjentin e tij Silvano Martina.

Burime në kryeqytetin francez pretendojnë se testi i tij mjekësor do të bëhet në Spitalin Amerikan në Paris.

Besohet se Buffon ka rënë dakord në një marrëveshje luksoze të vlefshme për dy vite me kampionin në Liga 1./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme