Antonio Nocerino ka krahasuar portierin legjendar Gianluigi Buffon me ikonën e futbollit Diego Maradona.
Buffon tashmë ka njoftuar në fillim të këtij sezoni se ka ndërmend të pensionohet nga futbolli për t’i dhënë fund karrierës së tij brenda të cilës ka fituar thuajse gjithçka, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, portieri italian ende ka shpresa për të përfunduar karrierën e tij me titullin e parë në Ligë të Kampionëve.
Nocerino, i cili aktualisht luan për klubin Orlando City në MLS, ka dhënë vlerësimin e tij për Buffonin duke thënë se ai ka qenë portieri më i mirë në botë që 20 vite.
“Për mua, Buffon është Maradona i portierëve”, ka thënë 32-vjeçari për ‘Omnisport’. “Në 20-25 vitet e fundit, ai ka qenë portieri numër një në botë. Ai është më i miri. Nuk jam i lumtur që ai do të pensionohet së shpejti”
“Nuk e di situatën brenda klubit me Buffonin, por shpresoj që të luaj edhe një vit tjetër”
Buffon ka bërë 14 paraqitje si startues këtë sezon në Serie A./arbresh.info/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...