Marco Giampaolo ka vendosur një rekord të ri në klub duke qëndruar për vetëm 111 ditë si trajner i Milanit para se të shkarkohej.
Ish trajneri i Empolit dhe Sampdorias është shkarkuar mbrëmjen e sotme (e martë) dhe Stefano Pioli pritet nga të gjithë të emërohet në vend të tij, transmeton portali arbresh.info.
Duke mos përfshirë trajnerët e përkohshëm, Giampaolo është trajneri që ka shërbyer më së shkurti në histori të Milanit.
Ai ka bërë vetëm shtatë paraqitje duke siguruar tri fitore dhe duke pësuar katër disfata.
Skuadra e tij ka shënuar gjashtë gola dhe ka pësuar nëntë gjatë këtyre ndeshjeve në Serie A./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...