Giampaolo nuk do të lë në bankinë sulmuesin Krzysztof Piatek

13:22 | 5 Tetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i AC Milanit, Marco Giampaolo thotë se nuk do të lënë në bankinë sulmuesin Krzysztof Piatek në ndeshjen e ardhshme ndaj Genoas.

Piatek ka shënuar vetëm dy herë këtë sezon dhe duket të jetë larg nga rekordi prej 30 golave i arritur gjatë sezonit 2018/19, transmeton portali arbresh.info.

“Sa i përket posedimit, ne jemi në vendin e dytë pas Napolit”, ka thënë fillimisht trajneri Giampaolo para ndeshjes kundër Genoas në Serie A.

“Ne jemi në krye sa i përket epërsisë territoriale. Neve na mungon kërcënimi në pjesën e tretë të fundit dhe duhet të punojmë në këtë gjë”

“Pjesa e fundit që mungon është për t’i dhënë fryt këtyre numrave. Ne duhet të luajmë më mirë në pjesën e tretë të fushës në mënyrë që të ofrojmë më shumë kërcënime”

“Milani nuk mund të heq dorë nga sulmuesi i tyre më profitabil. Nëse Piatek nuk shënon, kush do të shënojë? Giampaolo?”, përfundoi Giampaolo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme