Google ADS

Gëzon Napoli, “ylli” i skuadrës kalon dëmtimin dhe rikthehet në stërvitje

21:50 | 22 Gusht 2023
KRG

Lajm i mirë për Napolin, pasi këtë të martë i është rikthyer në stërvitje një nga “yjet” e skuadrës, Khvicha Kvaratskhelia.

Në një njoftim nga vetë klubi napolitan, theksohet se gjeorgjiani ka zhvilluar të gjithë seancën stërvitore me grupin ditën e sotme.

“Pas suksesit në ndeshjen debutuese të sezonit 2023-2024 të Serie A në Frosinone, Napoli rifilloi stërvitjen në SSCN Konami Training Canter këtë pasdite. Skuadra po përgatitet për ndeshjen kundër Sassuolos, të planifikuar për të dielën në orën 20:45 në stadiumin “Maradona”, e vlefshme për javën e dytë të Serie A. Pas një faze fillestare të aktivizimit në palestër dhe punës aerobike në fushë, grupi kreu ushtrimet teknike, të ndjekura nga puna taktike si dhe një ndeshje. Gaetano dhe Kvaratskhelia, po ashtu zhvilluan të gjithë seancën stërvitore me pjesën tjetër të grupit.”-njofton Napoli.

Kvaratskhelia u dëmtua gjatë ndeshjes miqësore me Girona-n në 2 gusht, megjithatë ia ka dalë ta kalojë atë problem dhe t’i bashkohet ekipit në prag të ndeshjes së javës së dytë të Serie A./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme