Java e pestë në Ligën Unike ka dhuruar ndeshje mjaft interesante.
Basketbollisti me indeksin më të lartë të xhiros së pestë ishte qendra e Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina.
Morina ndaj Kamzës regjistroi 13 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime, duke e pasur indeksin e lojës 27, apo më të lartin të xhiros, ai ndihmoi Yllin të fitojë ndaj Kamza Basket me rezultat 89:75.
Peja shënoi fitore bindëse ndaj Prizrenit 16 me rezultat 97:60. Te verdhezinjët nga 10 asistime kishin Dardan Berisha dhe Ilter Erdem. Berisha kishte edhe 18 pikë e katër kërcime, kurse Erdem 14 pikë e pesë kërcime.
Tirana pas vazhimeve ka mundur Teutën, ku u dallua qendra e Kombëtares së Shqipërisë, Endrit Hysenagolli me 15 pikë e 13 kërcime.
Rahoveci bëri përmbysje të madhe ndaj Vllaznisë, ndërsa lojtari me efikasitetin më të lartë te “Vreshtarët” ishte Milik Yarbrough, i cili kontribuoi me 20 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.
TOP 5:
Gëzim Morin (Golden Eagle Ylli) 13 pikë, 5 kërcime, 7 asistime
Dardan Berisha (Peja) 18 pkë, 4 kërcime, 10 asistime
Ilter Erdem (Peja) 14 pikë, 5 kërcime, 10 asisistime
Endri Hysenbegolli (Tirana) 15 pikë, 13 kërcime
Milik Yarbrough (Rahoveci) 20 pikë, 12 kërcime, 2 asistime. /Arbresh.info
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës